728 x 90 Leaderboard

Siri, droni amerikan shkatërron tankun rus: e bëmë për vetëmbrojtje!

Një dron amerikan shkatërroi një tank luftarak T-72 të përdorur nga forcat pro-Asad të Sirisë lindore të shtunën në “vetë-mbrojtje”, thanë zyrtarët ushtarakë të SHBA-së.

Tre vetë brenda tankut u vranë nga droni amerikan MQ-9 Reaper me municione të drejtuara me saktësi, ndërkohë që asnjë ushtar i Uashingtonit as ushtar i Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) nuk u lënduan në këtë incident, tha një zyrtar i mbrojtjes për Fox News të martën.

Sulmi u kry në vetëmbrojtje pasi forcat pro-regjimit qëlluan mbi forcat speciale të operacionit të SHBA-së dhe luftëtarët e SDF pranë të njëjtit rajon, shtoi zyrtari.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i kontaktoi homologët e saj rusë nëpërmjet linjës telefonike të de-konfliktit përpara se të godiste tankun, tha zëdhënësi i koalicionit Col. Ryan Dillon.

Ky ishte sulmi i dytë nga SHBA-të kundër forcave pro-siriane të regjimit javën e kaluar, sipas Komandës Qendrore të ushtrisë së SHBA. /tesheshi.com/

 

Related posts