Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Singapori, i pari që lejon shitjen e “mishit laboratorik”

Singapori i ka dhënë start-up amerikan “Eat Just” dritën jeshile për të shitur pulën e saj të rritur në laborator dhe kompania thotë se është miratimi i parë rregullator në botë për të ashtuquajturin mish të pastër që nuk vjen nga një kafshë e therur.

Kërkesa për alternativa ndaj mishit të rregullt po rritet për shkak të shqetësimeve të konsumatorëve për shëndetin e kafshëve, mirëqenien e kafshëve dhe mjedisin.

Opsionet e mishit laboratorik, të popullarizuara nga Beyond Meat Inc dhe Impossible Foods, po shfaqen gjithnjë e më shumë në raftet e supermarketeve dhe menutë e restoranteve, raporton Reuters.

Por i ashtuquajturi mish i pastër ose i fermës, i cili rritet nga qelizat jashtë kafshës, është ende në fillimet e tij.

“Leja e parë rregullative në botë për mish me të vërtetë me cilësi të lartë e krijuar direkt nga qelizat e kafshëve për konsum të sigurt njerëzor, hap rrugën për nisjen e vogël tregtare të ardhshme në Singapor”, raportoi “Eat Just” të mërkurën.

Kompania tha që mishi do të shitet në qese, duke shtuar se detajet në lidhje me ofrimin e produktit do të pasojnë më vonë.

Eshtë thënë më parë se çdo qese do të kushtojë 50 dollarë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts