728 x 90 Leaderboard

Si trajtohen qentë e paralizuar në Turqi (video)

Nuk është fjala për qenë me të t’zot që përfundojnë për trajtim mjekësor në klinika të posaçme veterinarie, por për qenë rrugësh të cilëve u ofrohet trajtim në emër të humanitetit.

Ndodh kjo në një klinikë të posaçme në Manisa të Turqisë.

Klinika e quajtur Paralyzed Care Unit, u ngrit nga autoritetet lokale për t’ju dedikuar trajtimit dhe rehabilitimit të qenve që kanë humbur aftësinë për të ecur për shkak të paralizës.

Ndërkohë, kontributorë të kësaj inisiative janë dhe qytetarë të ndryshëm

Ndaj, shefi i shërbimeve komunale të shëndetit në Manisa, Talip Akbash, tha se klinika shërben gjithashtu dhe si qendër edukimi publik. Ai sqaroi se klinika pranon vizita nga publiku dhe synon t’i edukojë ata me dhembshuri ndaj kafshëve dhe si të kujdesen për to. /tesheshi.com/

Related posts