728 x 90 Leaderboard

Si të përgatisni vetë një deodorant në kushte shtëpie

Më në fund vjen edhe mundësia për të përgatitur vetë një deodorant në shtëpi.

Dyqanet shesin lloj-lloj deodorantësh, por ndonëse mundësitë janë të mëdha shpesh shqetësohemi rreth efekteve shëndetësore që sjell përdorimi i produkteve të tilla.

Por deodoranti me lëng limoni mund të përgatitet edhe kur thjesht ju është harxhuar ai që keni blerë në dyqan dhe jeni me nxitim për një intervistë pune.

Acidi citrik që gjendet në lëngun e limonit i vret bakteret që shkaktojnë erë, prandaj edhe janë të shumtë njerëzit që e përdorin këtë metodë.

Jennifer Palmer ka treguar për The New York Times se i pastron sqetullat me një limon të prerë çdo ditë. Por, ajo paralajmëron që mos ta aplikoni lëngun e limonit nëse jeni depiluar së fundmi./tesheshi.com/

Related posts