Si të pastroni shpejt e shpejt midhjet

Midhjet mund ta kenë guaskën e mbyllur dhe plot më baltë, ndaj lërini për disa minuta në një tas me ujë të ftohtë. Më pas me një furçë ose sfungjer pastrojini sipërfaqet e guaskave që të hiqni çdo papastërti.

Tërhiqni më pas me forcë fijen e rrjetës që ka mbetur e ngjitur tek midhjet. Shpëlajini sërish dhe vendosini në një tigan të ngrohtë, që të jenë vetëm në një shtresë dhe mbulojini me kapak.

Lërini të gatuhen për disa minuta, derisa të mos jenë hapur të gjitha. Hiqini, vendosini në një enë dhe filtrojeni mirë lëngun e tyre. Mund ta përdorni për salca apo mbushje të ndryshme.

Nëse dëshironi t’i hapni të gjalla, fusni një thikë mes 2 shtresave dhe me lëvizje të kujdesshme hapini. Futeni thikën poshtë tulit dhe me shumë kujdes se mos e prishni, shkëputeni nga guaska./tesheshi.com/

Related posts