Si shpjegohet rivaliteti historik mes Manchester United dhe Liverpool

Ka një rivalitet të moçëm mes ekipeve futbollistike në Angli, i cili ritheksohet secilën herë që ka ndeshje. Për sa kohë që  Sir Alex Ferguson ishte në fron, qëlimi ishte i qartë. “Nuk e kam problem zhvillimin e lojës, krejt çfarë dua është ta godas Liverpoolin sa më fort”, thoshte ai.

Ndërsa Manchester United konsiderohej prej klubeve më të mira në vitet 70’ dhe 80’, Liverpool-i dominonte në Angli sa i përket sukseseve në fushë.

Deri në vitin 1990, Liverpoo kishte fituar 18 tituj dhe kishte futur në xhep katër truimfe në nivel evropian. Krejt çfarë bënte Manchester United në këtë kohë ishte vështrimi nga qoshi. Por lavdia kërcente sa në një vend sa në tjetrën.

Është bërë viti 2019 dhe tani Liverpool po përpiqet ta marrë titullin e më të mirit për herë të 19-të, pas një pauze prej 29 vitesh. Gjatë kësaj periudhe, Manchester United ka fituar 13 të tilla.

Për fansat e United, ky është një skenar i frikshëm. Për ata nuk ka shansa të titullit, dhe Liverpool po zhvillon një betejë me rivalin e tyre City-n për kurorën e më të mirit.

Manchester City, të njohur edhe me nofkën “fqinjët zhurmues” po përkrahen edhe nga ata të United-it, vetëm që titullin të mos e marrin zanatçinjtë e vjetër. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts