Shqiptarët “zënë në dru” çetnikët serbë që donin të vendosnin kryqin në Bujanoc ditën e Fiter Bajramit (jo kryqin fetar, por atë nacionalist)

Një grup çetnikësh u përpoqën të vendosnin një kryq të madh në fshatin Lluçan të Preshevës por janë “zënë në dru” nga shqiptarët që janë shumicë jo vetëm në këtë fshat por tërë Luginën e Preshevës.

Grupi i çetnikëve drejtohej nga një paramilitar i rrezikshëm, protagonist trazirash jo vetëm në Preshevë e Novi Pazar por edhe në Ukrainë, ku ka shërbyer si mercenar i paguar nga trupat pro ruse.

Siç njofton “Presheva Jonë”, 7-8  pjestarë të së ashtuquajturës “Lëvizja çetnike” nga Begradi, Nishi, Valeva dhe  Krushevci të prire nga Bratislav Zhivkoviç nuk ja arritën të vendosnin kryqin e tyre të madh në fshatin shqiptar Lluçan (Bujanoc), si kujtim për policët serbë të vrarë gjatë konfliktit të vitit 2001 në Preshevë në përpjekje me forcat e UÇPMB-së.

Çetnikët kishin përgatitur një provokim të madh ditën e Fiter Bajramit, por nuk ia arritën edhe si pasojë e ndërhyrjes së pushtetit lokal dhe policisë serbe.

“Ky kryq e  ka vendin  atje në Lloçan dhe aty duhet të vendoset”, tha Zhivkoviç.

Më datën 4 korrik viti është hequr monumenti në fshatin Lluçan, afër Bujanocit ngritur në vitin 2013 pa pëlqimin e popullatës shqiptare për të përkujtuar 20 oficerët e vrarë në konfliktin e vitit 2001.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts