Shqiptarët të çmendur pas makinave Mercedes (foto)

Shqiptarët duket se janë të apasionuar nga makinat e tipit “Benz Mercedes”, të cilat i gjen në çdo qytet të vendit apo në zonat rurale.

“Mercedesi” është makina më e përdorur, janë të llojeve të ndryshme, nga veturat te autobusët, madje me vite prodhimi të hershme apo të fundit.

Sipas të dhënave, mbi 65 % e automjeteve që përdoren në Shqipëri janë gjermane, Mercedes, Volswagen dhe BMW.

Prania e tyre në rrugët e Shqipërisë duket se ka tërhequr vëmendjen edhe të medias gjermane FAZ, e cila ka publikuar së fundmi një set fotosh mbi automjetet benz që përdoren në Shqipëri.

Ato nisin nga makinat e vogla, te furgonët, autobusët, automjetet e funeralit etj. /tesheshi.com/