728 x 90 Leaderboard

Shqiptarët që mblodhën provat kundër UÇK-së si rrogëtarë të UNMIK-ut

Imagjinoni për një moment Lulzim Bashën që këto ditë i qaset çështjes së Haradinajt jo me mesazhe rutinore politike, dhe të mërzitshme gjithashtu, por me ndonjë shkrim profesional, ku të shkoqisë me gjuhë juridike – dhe ky do ishte rasti për të kujtuar e mosharruar se ka përfunduar studimet për juridik – nonsensin e ndalimit të Ramushit në planin ndërkombëtar. Sigurisht që do ishte vetëm imagjinatë, pasi në realitet vështirë të ndodh një gjë e tillë. Kjo, edhe sikur emri i tij mos përfolej si një ndër ish- vartësit e Karla Del Pontes për të hartuar dosje kundër eksponentëve të UÇK-së. Basha kurrë nuk ka folur për këtë ish-punë të tijën që është paguar goxha mirë, ndërkohë që nuk është i vetmi. Mos kanë qenë vallë kundër UÇK-së, kundër luftës për lirinë e Kosovës? Aspak! Kanë qenë thjesht rrogëmarrës në një punë të caktuar pa u ngatërruar në hesape patriotike, dhe sigurisht duke mos u marrë shumë me paradigmën  “dhe vjen një ditë…”               

Pas çlirimit të Kosovës, në Prishtinë, përkatësisht në ish-Pallatin e Shtypit, në pjesën dykatëshe të tij, u instaluan disa zyra që vepronin nën izmin e UNMIK.

Ata ishin zyrat e Prokurorisë Gjykatës së Krimeve të Luftës për ish-Jugosllavinë. Karla Del Ponte atëherë ishte shefja supreme e saj.

Kjo zyrë aktivitetin më të bujshëm të saj e ka pasur pikërisht për të mbledhur prova ndaj UÇK-së në lidhje me akuzat e hedhura nga Serbia për krime lufte.

Baza e administratës ishin ndërkombëtarë, por si staf i tillë u punësuan edhe shumë shqiptarë, qytetarë të Shqipërisë.

Kjo zyrë përveçse në Prishtinë, ishte e vendosur dhe në Gjakovë, Prizren dhe Mitrovicë. Stafi i punonjësve nga Shqipëria ishin përgjithësisht përkthyes të anglishtes, por kishte dhe juristë, fakt që përbënte plus.

Provat ndaj UÇK-së , zyra e Prokurorisë së Gjykatës së Hagës nuk i nisi kryesisht por me dy palë indicje: atë të Beogradit dhe kundërshtarëve të UÇK-së, një pjesë ë të cilave botoheshin përditë në gazetën atëherë më të madhe të Kosovës “Bota Sot” , por edhe dërgoheshin nga individë që më pas këto akuza i bënin në publik.

Ishin kryesisht persona ose brenda UÇK-së ose nga grupi rival i saj FARK që akuzonin komandantët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime.

Dhe mjafton të shfletosh “Bota Sot” të 2000-2001 që të mund të krijohet një qasje mbi këto akuza.

Ndërkaq, gjatë asaj kohe pati incidente të rënda e shumë të rënda që ndikuan në paqen sociale në Kosovë.

Pas luftës nis një përplasje mes familjes Haradinaj dhe asaj Musai në Dukagjin, ku siç dihet Haradinajt ishin me UÇK-në dhe famiulja Musai me FARK-un e Rugovës dhe Bukoshit.

Më pas, më 23 nëntor 2000 në Prishtinë vritet Xhemail Mustafa, këshilltar i Ibrahim Rugovës. Thuhet se kishte dalë dëshhmitar kundër UÇK-së por nuk është vërtetuar ende.

Tahir Zemaj, ish-komandant i lartë i FARK-ut dhe rival politik i UÇK-së boton një libër “Kështu foli Tahir Zemaj”. Ai akuzonte drejtuesit e UÇK-së për tradhti dhe njëanshmëri ndaj LDK-së dhe Rugovës.

Në vitin 2003, Tahir Zemaj vritet në Pejë, së bashku me Enisin, të birin në një pritë.

Dy vjet më pas vritet Enver Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt.

Në këtë kontekst punonte zyra e Hagës në Kosovë. Ajo mblidhte prova e dëshmi nga ky ambient dhe i dërgonte në Hollandë. Dy nga punonjësit më të njohur të kësaj zyre janë: Lulzim Basha, atëherë i panjohur, por që ishte student i drejtësisë që vinte nga Holanda e që kishte lindur në Tiranë. Pas vitit 2005, ai u fut në politikën e Tiranës, u bë anëtar i KOP të PD-së dhe tre herë ministër në 8 vjet, si dhe kryetar i bashkisë së Tiranës. Në vitin e nëntë u bë kryetar i Partisë Demokratike; kurse tjetri ishte Rudi Bobrati, gazetari i njohur i BBC në Shqip, i cili në vitin 2005 gjithashtu u emërua në strukturat e qeverisë “Berisha” si shef i zyrës për shoqërinë civile.

Kishte edhe të tjerë, por jo aq shumë të njohur, që gjithsesi disa punuan edhe në administratën e PD-së natyrisht duke shfrytëzuar njohjet në Kosovë me vajzën e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, që gjithashtu punonin në Kosovë, por në zyra të ndryshme nga ato të Hagës.

Kjo zyrë hartoi dhe të ashtuquajturën teori e “Shtëpisë së Verdhë” për trafik organesh, por ende nuk dihet se kush e ka punuar nga punonjësit shqiptar. Ama është fakt se ka pasur shumë gazetarë shqiptarë që e kanë ushqyer këtë tezë totalisht të pavërtetë, të tillë si Ben Andoni, Altin Rraxhimi dhe Vladimir Karaj, që morën fonde nga një i ashtuquajturi sajt investigativ, i ngjashëm me BIRN-in.

Por duhet thënë se akuzat nuk erdhën vetëvetiu, por lindën nga kundërshtia e fortë në Kosovë mes palëve dhe të tilla ato u përhapën. Sot tjerret teori konspirative, por dhe njëherë, mjafton të hapen arkivat e “Bota Sot” dhe fejtoneve që kjo gazetë botonte përditë në atë kohë. Ndaj dhe ishte më e shitura…/tesheshi.com/

Related posts