728 x 90 Leaderboard

Shqiptarët e Zvicrës i bëjnë gropën Serbisë: bravo Xhaka e Shaqiri!

Spektakli nuk ka fund në Botëror! E për këtë meritën e kanë këtë mbrëmje katër shqiptarët e Zvicrës, Berhami, Xhemaili, Xhaka e Shaqiri, që kanë patur një kontribut të jashtëzakonshëm në një fitore 2-1 ndaj Serbisë.

Një fitoreje me përmbysje, pas një goli të shpejtë të serbëve që në minutën e 5-të. Kjo përmbysje ka ardhur në pjesën e dytë, me një gol perlë të Granit Xhakës, shoqëruar nga duart e kthyer në shqiponjë; një mënyrë festimi e shndërruar në traditë tanimë.

Shaqiri ka bërë më pas të pamendueshmen në minutën e 90-të, me një sprint të përfunduar me një top të çuar në rrjetë me tepër teknikë.

Kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë pikërisht për përplasjen mes serbëve dhe shqiptarëve në fushë, mbyllur me suksesin e këtyre të fundit.

Zvicra falë kësaj fitoreje barazohet në pikë me Brazilin, e Serbia do duhet të luajë një finale me Brazilin më 27 qershor. /tesheshi.com/

Related posts