Auto Dak
Auto Dak

Shqiptarë të Shkupit në aksion për pastërtinë: vihet në veprim asocacioni “Duam Çair të pastër”

Nga Mensur Krasniqi

Të vetëdijshëm mbi faktin që pastërtia paraqet vlera vitale fetare dhe të humanizmit , e aq më shumë të revoltuar nga neglizhenca e organeve të vetëqeverisjes lokale, sot në qytetin e Shkupit ekzistojnë asociacione të ndryshme, por me mision të njëjtë mbi ruajtjen e mjedisit jetësor.11925947_1636874189903118_485552791_n

I pari që kishte menduar hapjen e një lëvizjeje të tillë lokale, ishte Xhelal Ramadani, banor i komunës së Çairit, tashmë kryetar i këtij asociacioni nën moton “Duam Çair të pastër”. Gjithçka kishte filluar me hapjen e një uebfaqeje elektronike në rrjetet sociale Facebook, e tashmë e njëjta të shndërrohet në një faktor i fuqishëm i reformave të mirëqenies dhe përmirësimit të ambientit jetësor për banorët e kësaj komune.

Sipas këtij Asociacioni, duke parë që papastërtia në komunën e Çairit është duke ngulfatur njerëzit, pasi mungon ajri i pastër, pluhuri gjendet kudo, gërmadhat e mbeturinave kudo, trotuaret e zëna me vetura dhe karriget e tavolinat e lokaleve të ndryshme kudo, këtij asociacioni i kishte plasur kupa, siç thotë për veten.

Andaj këta kërkojnë bashkëmendimtarë, që kur të vënë re se numri i tyre po rritet në këtë faqe, atëherë ata janë të sigurt se gjërat do të nisnin t’i shohin ndryshe. Derisa esenciale që nga fillimi i kësaj lëvizjeje, sipas Ramadanit,  ka qenë ngritja e vetëdijes së qytetarëve për ambient të pastër,dhe ngritja nga gjumi i organeve kompetente.

Këtë lëvizje në parim nuk e mirëpriti komuna, meqë ata tregoheshin të shurdhër pas çdo vërejtjeje dhe ankese të qytetarëve nëpërmjet asociacionit, e bile shpesh herë zyrtar të lartë të komunës kanë marrë pjesë aktive që të betonizohen rrafshet rekreative për fëmijë të rrethuara me gjelbërim, dhe të njëjtat të zëvendësohen me objekte biznesi për interesat e tyre.

11949814_1636874213236449_1485901525_n

Andaj, tani më çdo banor i kësaj komune vërejtjet e tij rreth problemeve që ndotin mjedisin ku jetojnë, i fotografon ose incizon dhe i publikon në Facebook  “Duam Çair të pastër”. Në këtë formë nxitet debat i nxehtë i qytetarëve, e që ndonjëherë vijon me reagim të organeve kompetente duke evituar problemet ku preken interesat e banorëve.

Tani një vit nga themelimi i kësaj lëvizjeje arrijnë edhe rezultatet e para pozitive, meqë tani kjo komunë ka punësuar shtesë me dhjetëra pastrues kujdestar. Ajo çka e bën të veçantë këtë lëvizje, gjithnjë sipas Ramadanit, është mënyra e publikimit të lajmit mbi ndotjen e ambientit, ku fotografia përcillet me mesazhe të fjalëve të urta, po edhe të haditheve të profetit Muhamed, ku citohet ky i fundit të ketë thënë se: “Pastërtia është gjysma e besimit”.

Ashtu siç është lartëpërmendur, pra lëvizja qytetare “Duam Çair të pastër” është nxitëse e hapjes së disa lëvizjeve tjera me moton e njëjtë në komuna të ndryshme të Shkupit, por edhe më gjërë, siç janë: “Duam Butel të pastër”, “Duam Saraj të pastër”, “Duam Kumanovë të pastër”, etj. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts