728 x 90 Leaderboard

Shqipëria me mishin më të lirë në Evropë, Kosova e 11-ta

Sipas Eurostat që ka publikuar statistikat mbi indeksin e çmimit të mishit në 2017-n për të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Shqipëria renditet në vendin më të lirë dhe ndër vendet me konsumin më të ulët të tij, ku mishi kushton rreth 45% se mesatarja e vendeve evropiane (EU=100).

Pas Shqipërisë, për çmime të lira renditet Maqedonia, ku mishi kushton rreth 42% më lirë se në vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërsa më shtrenjtë mishi kushton në Kosovë, ku çmimi është rreth 13% më shtrenjtë se në Shqipëri. Në vend të dytë për nivel të shtrenjtë çmimesh në Ballkanin Perëndimor është Mali i Zi dhe Bosnja, ku çmimi i mishit është rreth 12% më shtrenjtë se në Shqipëri.

Më pas renditet Serbia, ku mishi është rreth 9% më shtrenjtë se në Shqipëri.

Mishi kushton më shtrenjtë në Zvicër, ku niveli i çmimeve është 2.4 herë më i shtrenjtë se në pjesën tjetër të Evropës. Sipas të dhënave të Eurostat, niveli i çmimeve është kryesisht më i shtrenjtë në vendet e Evropës Veriore si Islanda, Norvegjia dhe Luksemburgu. /tesheshi.com/

 

Related posts