Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shpërfillja e Corona-s, qeveria dhe policia: fjalën e ka ligji!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu doli në terren së bashku me kreun e Policisë së Shtetit Ardi Veloi, për të përçuar mesazhin paralajmërues, se tani, pas kësaj vale infektimesh në masë, ku sipas saj vjen ngaqë nuk respektohen masat e protokollet, fjalën e ka forca e ligjit.

“Do të shtojmë grupet e inspektimit dhe kontrollet në qytetet që konsiderohen vatra për arsye të numrit të të prekurve, por gjithashtu për gjatë gjithë bregdetit do të vijojmë me kapacitete të shtuara sa I përket inspektimet, verifikimit të protokolleve dhe masave dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe nuk duhet të ketë asnjë tolerancë për të gjithë ata të cilët nuk zbatojnë protokollet. Nuk ka më këshillime por do të vijohet me gjobat dhe mbyllje e aktivitetit për shkeljet e përsëritura. Askush nuk e do këtë por kjo është për të mirën e shëndetit të gjithësecilit”, tha Manastirliu.

“Duhet të marrim masa sa jemi në kohë dhe jemi në kohë për të përmirësuar sjelljen individuale, jemi në kohë për të ndërgjegjësuar bizneset dhe të gjithë qyetetarët se kjo luftë varet nga gjithësecili prej nesh, ne jemi në terren, task forca anti-COVID është në terren, shteti është ketu për t’ju pergjigjur gjithë nevojave të qytetarëve, por nga ana tjetër kjo luftë kërkon angazhim personal”, theksoi ajo. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts