Shkupjani me humor, Hazbi Therra: shumë seriozisht në ndihmë të refugjatëve

“Në mos mundshi financiarisht, t’paktën bëni dua(lutje) për refugjatët e pastrehë”, ky është mesazhi që përcjell për gjithë të rinjtë bashkëkombas, e sidomos për ata bashkëbesimtarë, djaloshi nga Shkupi Hazbi Therra Ahmeti, njëri ndër aktivistët e rinisë në kryeqytetin maqedon, që me muaj të tërë e kanë vënë veten në shërbim dhe ndihmë të refugjatëve sirian, e ku si destinacion të përditshëm kanë vendkalimin kufitar Tabanovcë.  

Edhe pse njihet si djalë me humor, sidomos në vargjet e tij, ai e ka marrë me shumë seriozitet dramën e refugjatëve, në të cilën është investuar fuqishëm për t’jua lehtësuar sadopak vuajtjen.

foto1

Dhe përvojën e tij, përjetimet e tij, ai i ndan në pak çaste me ne gjatë një bisede…

Bisedoi: Mensur Krasniqi

Njiheni dhe si Hazbi Therra Ahmeti…kjo” Therra” është një pseudonim i yti apo?

Pikësëpari falenderoj Zotin për çdo gjë, pastaj ju falenderoj edhe juve si portal për punën që bëni, duke mos harruar për asnjë çast që të pasqyroni atë çfarë ndodh me refugjatët në Maqedoni, dramën e tyre, por dhe kontributin humanitar të shumë njerëzve karshi këtyre fateve njerëzore të përvuajtura. Sa i përket (mbi)emrit “Therra”,  kjo është një nofkë ose pseudonim me të cilin njihem si aktor-humorist. Përndryshe jam Hazbi Ahmeti.

foto6 Kohët e fundit jeni angazhuar në veprimtari humane pra për t’ju ardhur në ndihmë nevojtarëve nga rradhët e refugjatëve, të cilët prej muajsh dynden drejt Maqedonisë gjatë rrugëtimit të tyre drejt perëndimit. Postoni dhe foto apo video të këtij aksioni humanitar. Si ndiheni?

Edhe pse më e mira do ishte që kontributet tona, veprat e mira karshi njerëzve në nevojë t’i bëjmë për Zot dhe mos ta dijë askush tjetër, por ja që e kemi të nevojshme që të bëjmë video-inçizime me refugjatët në Tabanovcë për dy arsye: 1. Të argumentohemi para donatorëve. 2. Të bëjmë nxitje dhe thirrje për të na ndihmuar. Ndërkohë që dhe publikimi veprimtarisë humane, përkundër këshillës fetare që mos e “dijë njëra dorë se ç’jep tjetra”, ka një moment që është i lejueshëm, nëse nuk cënohet qëllimi i pastër, nijeti siç i thonë ndryshe, në funksion të nxitjes së humanizmit tek të tjerët, pra përhapjes të së mirës. Dhe falenderimet i përkasin Zotit që jemi një ekip i palodhshëm, ku veprojmë për hir të Tij, duke u munduar që sado pak t’jua zbusim gjendjen e tyre e mjerueshme refugjatëve sirianë.

Me cilët artikuj   shumti ndihmoni ata?

Artikujt që më së shumti ata kanë nevojë dhe ne i ndihmojmë janë këpucë për fëmijë, kapela dhe doreza për fëmijë, pallto dhe gjitha rrobat tjera pra për fëmijë; batanije të cilat shërbejnë për familjarë, këpucë dhe rroba për gra; diçka nga ushqimi i lehtë; domethënë ndihmojmë 70 përqind fëmijët dhe gratë të cilët kanë më së shumti nevojë për ndihmë.

foto3

Përveç jush, në këtë aktivitet bamirës në ndihmë  refugjatëve, nga fotot që keni postuar në facebook shihen edhe disa djelmosha të tjerë. Pra bëhet fjalë për ndonjë organizatë, shoqatë ose…?

Nuk jemi shoqatë dhe nuk veprojmë në emër të ndonjë shoqate, por jemi një ekip shokësh dhe miqsh nga Shkupi të cilët bashkarisht jemi angazhuar në ndihmë të refugjatëve. Nuk do t’i ceki me emra për shkak se asnjëri s’ka dëshirë t’u përmendet emri; sikur të mundja, do e fshihja edhe emrin tim, por siç e ceka më lart kemi arsye pse e promovojmë publikisht aktivitetin tonë. Bashkëpunojmë gjithashtu dhe me të gjitha shoqatat humanitare islame kur është e nevojshme.

Nga kush financoheni ju?

Ne financohemi nga gjitha anët.  Ka plot vëllezër dhe motra të cilët i njohim dhe nuk i njohim, pra sportistë, artistë, gurbetçarë nga gjitha vendet të Evropës dhe të Amerikës. Duke bërë promovim aktiviteti në facebook, faleminderit Zotit që njerëzit janë prekur nga fotot dhe videot, duke vendosur më pas të kontribuojnë me sa kanë mundësi. Ka raste ku japin shumë të madhe parash. Por po veçoj një rast që na ka emocionuar shumë, kur një motër nga Shkupi dha rrogën e vet të vogël, 100 euro, me plot dashuri, duke thënë se “s’kam më shumë se do i kisha dhënë”.              Zoti e shpërblëftë atë dhe të gjithë ata që na kanë përkrahur me të holla, rroba po edhe me lutje.

foto2

 shprehësh gatishmëri dhe ta vësh veten në shërbim të refugjatëve gati për çdo ditë në këtë kohë  ftohtë, me siguri që vjen nga një besimi i madh në Zot, apo jo? 

Pajtetër se është kjo që thoni ju. Ne mundohemi të kemi qëllime të pastërta dhe se shpresojmë në shpërblimin e Zotit, duke pasur parasysh se e ndiejmë veten të obliguar të ndihmojmë njerëzit duke u bazuar në argumente fetare, ku Profeti Muhamed (a.s), thotë: “Më i dashur te Zoti, është ai që është më i dobishëm për njerëzit.”

A ndodh që duke u ardhur në ndihmë refugjatëve të ekzistojnë dy ndjenja njëherësh: gëzim dhe pikëllim?

Po, shumë e vërtetë se kemi një gëzim të madh që na ka zgjedhur ne Zoti që të jemi pjesë e këtij humaniteti të madh ku ka një kënaqësi të veçantë; por po ashtu është normale se ka edhe shumë pikëllim kur shohim fëmijët e zbathur me  këmbët e lagura, të përlotur e të lodhur; kur shohim nënat të cilat mbajnë lotin në zemër dhe bëhen të forta nga zori; ku shohim pleq dhe të rinj të cilët janë me një rrugë pa kahje e adresë pa numër.

Na veçoni ndonjë rast që ju ka prekur thellë  zemër?

Çdo rast është prekës. Dhe nga rastet më prekëse do veçoja atë të një nenë me 4 fëmijë të vegjël jetimë. Njërin e mbante në krah, ndërsa të vegjlit e tjerë e ndiqnin nga pas duke qarë, të paveshur, të pambathur, të paushqyer gjithashtu. Dhe kur ne u afruam t’i ndihmojmë, atëherë ata buzëqeshën, ndërsa ne u përlotuam nga emocionet e forta.

foto4

Në fund, cili është mesazhi juaj për bashkëkombasit dhe bashkëbesimtarët tuaj?

Mesazhi ynë, pra jo vetëm i imi, është mos ketë asnjë ngurim për ndihmë; dhe të gjithë të interesuarit që duan të ndihmojnë le të na kontaktojnë, në telefon apo facebook, ku më pas jemi ne ata të cilët e marrim mallin, blejmë çka duhet dhe ne jemi ata të cilët vetë i shpërndajmë në mënyrën më të mirë.

Vazhdoni të ndihmoni aq sa keni mundësi. Edhe në para disa vitesh ishim refugjatë dhe e dimë se çka është të jesh në rrugë. Ne kishim ku të shkonim, ndërsa këta nuk e dijnë se ku të shkojnë. Ju që keni të holla, jepni sa të mundni, gjithjë për hatër të Zotit; dhe nëse nuk keni asgjë materiale për të dhënë, ndihmoni me atë që është në shpirtin tuaj: lutjen tuaj. Zoti ua shpërbleftë me të mira! /tesheshi.com/ 

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts