728 x 90 Leaderboard

Sherr grash nga Ballkani në Shtëpinë e Bardhë: kush është Mira Ricardel e sikterisur nga Melania Trump

Një sherr grash ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, pasi së cilit ka ardhur një tjetër shkarkim i bujshëm.

Dy ballkanase janë përplasur me njëra – tjetrën, një sllovene dhe një kroate, Melanie Trump dhe Mira Ricardel, kjo e fundit Zv/Këshilltare e Sigurisë Kombëtare.

Ka qenë Zonja e Parë amerikane ajo e cila ka kërkuar që Ricardel të dalë nga Shtëpia e Bardhë, për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta me të.

“Nga zyra e Zonjës së Parë thuhet që ajo nuk e meriton nderin e punës në Shtëpinë e Bardhë”, tha zëdhënësja Stephanie Grisham.

Një nga burimet e Reuters tha se mosmarrëveshjet mes Melanie Trump dhe Ricardel u intensifikuan për shkak të një vizitë të Zonjës së Parë Afrikë gjatë muajit tetor.

Burimi tha se Melanie Trump ndjeu se Ricardel po përpiqej t’i jepte asaj më pak resursve qeveritare në mbështetje të vizitës së saj në Afrikë.

Një burim i njohur me punën e znj, Ricardel në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se ajo ishte në raporte shumë të këqia me të gjithë në Këshillin e Sigurimit Kombëtar duke qenë “disi të distancuar nga të gjithë”, përveç Xhon Boltonit, një ekspert veteran konservator politikës së jashtme, i cili është dhe eprori direkt i saj.

Ndërkohë, përflitet se Ricardel nuk i pëlqente as ministrit të Mbrojtjes Jim Mattis, si dhe të tjerëve zyrtarëve aktualë në Shtëpinë e Bardhë.

Si Zv/Këshilltare e Sigurisë Kombëtare, ajo ishte kroatja me postin më të lartë në administratën amerikane.

Lindur në Pasadena të Kalifornisë si Mira Radieloviç, ajo është e bija e Peter Radieloviç, një  sipërmarrës me origjinë kroate nga Breza në Bosnjë, larguar që nga koha e luftës.

Ajo ishte në tre administrata republikane, duke punuar në shërbimet shtetërore, mbrojtje dhe tregti, dhe për ca kohë si ndihmëse e udhëheqësit të atëhershëm të senatorit republikan, Bob Dole.

Ajo gjithashtu ka punuar në sektorin privat, përfshirë Boeing si ish-drejtore e kompanisë. Para se të bëhet anëtare i ekipit të Trump, ajo punonte si  një konsulente në Pentagon.

Më shkarkimin e saj, shtohet lista e gjatë e atyrë që kanë lënë Shtëpinë e Bardhë në dy vite drejtimi të Donald Trump. /tesheshi.com/

Related posts