Shëndeti i ligë i Barbara Bush, ish-zonja e parë amerikane refuzon trajtimin

92 vjeç, ish-First Lady amerikan i viteve ’90-të, Barbara Bush, ka refuzuar të vijojë trajtimin mjekësor në spital.

E quajtur si “Silver Fox” nga familja e saj, Barbara ka luftuar sëmundjet e mushkërive dhe problemet e zemrës për më shumë se një vit dhe është shtruar në spitale disa herë.

Por këtë herë, siç ka bërë të ditur zëdhënësi i familjes, ish-zonja e parë ka vendosur që të qëndrojë në rezidencën e saj në Houston dhe të mos kthehet në spital.

Dhe ky vendim shkon me përkeqësimin e shëndetit të saj. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts