Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

LETRA/ SHBA “ngre stekën” me Kosovën: Angazhim i Pompeos për taksën, ofrohet garanci për njohje nga Serbia

SHBA ngrejnë lart stekën e kërkesës ndaj Prishtinës për heqjen e taksës ndaj Serbisë, ku njëherësh ofrojnë garanci se me rifillimin e dialogut do të shkohet drejt një marrëveshjeje që bën të mundur njohjen e Kosovës nga Serbia. Eshtë vetë Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ai që shkruan Kurtit një letër, duke i kërkuar që ta ndërmarrë hapin e heqjes së taksës, sipas Uashingtonit, në të mirë të dialogut dhe përfitimeve pasuese prej tij.

“Heqja e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja është e rëndësishme që të sjellim palët në tavolinën e negociatave. Ne shpresojmë dhe presim nga ju që ta vendosni në prioritetin tuaj dhe ta shfrytëzoni momentin e krijuar nga letrat që synojnë të vendosin lidhjen ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit”, ka shkruar Pompeo, duke vijuar më tej me përmendjen e njohjes si garanci amerikane:

“Tani është koha që të realizoni marrëdhënie normale me Serbinë, që kanë qendër njohjen e ndërsjelltë, dhe e cila është thelbësore për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër jush për t’ju mbështetur në këtë proces”, thekson Pompeo.

Kjo letër pason mesazhet e të dërguarit Grenell, cili s’ka rreshtur këto ditë së kërkuari heqjen e taksës nga qeveria e re me Albin Kurtin kryeministër, duke përmendur dhe përfitime ekonomike për Kosovën, por që ka marrë si përgjigje tezën e reprocitetit.

Për këtë të fundit, Kurti ka deklaruar se do e shtjellojë ditët pasuese. Sipas tij, edhe pse e pashtjelluar akoma, reciprociteti duhet të zëvëndësojë taksën e hequr. /tesheshi.com/   

 

 

auto pjese dak

Related posts