Saranda: si u zbardh nga dëbora qyteti i diellit katër stinor (foto)

Kryelajm i kësaj të martë sa i përket motit, ishtë rënia e dëborës në Sarandë. Nuk kishte ndodhur kjo që nga dimri i tmerrshëm i vitit 1985. Saranda si veçori klimaterike ka diellin, të ngrohtin, motin e butë, nga të cilat karakterizohet edhe në dimër.

Ndaj, bora e rënë në këtë qytet bregdetar, i cili identifikohet pra me detin dhe diellin, ishte një ngjarje që jua mori mendjen banorëve të atyshëm, duke u regjistruar si ndër ngjarjet më të rralla në historinë saj me burim qiellin.

Nga profili i gazetarit vendas Thoma Nika, shkëputëm disa foto që ofrojnë pamjet unike të rënies së dëborës në Sarandë, që nuk dihet në do ketë rast të dytë dhe kur mund të ndodh kjo. /tesheshi.com/