Salah, për të dytën herë më i miri i Afrikës

Sulmuesi egjiptian dhe lojtari anglez i Liverpool-it, Mohammed Salah u përzgjodh si futbollisti më i mirë afrikan për vitin 2018 në një përzgjedhje nga Federata Afrikane e Futbollit – CAF.

Salah e fiton këtë titull për herë të dytë radhazi, duke u ndjekur nga pas prej senegalezit Sadio Mane, shok skuadre i tij te Liverpool, dhe Pierre-Emerick Aubameyang nga Gaboni, i cili luan me Arsenalin.

“Ky është një shpërblim i madh për mua, si një njeri që e ka ëndërruar për ta fituar një here, e që po e fiton dy herë”, tha sulmuesi egjiptian.

Sezoni i kaluar, Salah shënoi 44 gola në fanellën Liverpool, duke çuar “Reds” në finalen e Ligës së Kampionëve përballë Real Madridit, aty ku u largua pas një dëmtimi të rëndë në minutën e ’28.

Salah është vetëm futbollisti i dytë egjiptian që e merr dy herë këtë çmim. Në vitin 1983, atë e ka fituar bashkëkombasi i tij, Mahmud El Khatibi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts