Auto Dak
Auto Dak

Saimir Tahiri: Ata që sulmuan policinë do të marrin përgjigjen e merituar

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se policia do të çojë deri në fund operacionin dhe se ata frikacakë që sulmuan policinë do të marrin ndëshkimin sipas ligjit.

Tahiri ka folur mbrëmjen e së mërkurës për Top Channel mbi ngjarjen në Lazarat, duke bërë fillimisht një kronologji të ngjarjes.

“Ajo që ka ndodhur ka qenë një patrullim normal, por që u bë i jashtëzakonshëm pasi u qëllua me armë. Policia ndaloi një automjet dhe drejtuesin e saj, kur papritur u qëllua pabesisht”, ka sqaruar Tahiri.

Duke folur për rrethanat eventuale të kësaj ngjarjeje, Tahiri ka vlerësuar se, “mungesa e shtetit në Lazarat nuk mund të zhbëhet brenda një viti, apo përmes një aksioni”, duke iu referuar operacionit të një viti më parë që çrrënjosi kanabisin.

“Efektivi Ibrahim Basha u vra në mënyrë të pabesë nga disa frikacakë”, ka thënë më tej Tahiri, i cili ndonëse ka refuzuar ta politizojë ngjarjen, i ka bërë një apel opozitës.

“Nuk dua të bëj politikë me këtë ngjarje, por opozita nuk ka gjetur kurrë kurajon të mbështesë Policinë e Shtetit në luftën kundër bandave kriminale, siç është kjo në Lazarat. Opozita para se të kërkojë transparencë bën mirë të dënojë hapur ngjarjen, që ka si protagonistë disa frikacakë që fshihen skutave dhe godasin policinë”, ka thënë Tahiri.

I pyetur mbi detajet e ngjarjes, ministri i Brendshëm është përgjigjur duke thënë se, “transparencën le t’ia lëmë hetimeve. Nuk mund të prononcohem para punës së hetuesve dhe prokurorëve. Por ai që e bëri do të përballet me pasojat e paimagjinueshme të drejtësisë”. Ndërsa, “policia në operacionin ndaj bandës do të veprojë sipas ligjit”, ka shtuar ai./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts