Rusia akuza SHBA: na keni vjedhur flamujt nga konsullata, na i ktheni…

Rusia ka protestuar ndaj SHBA-ve për atë që e konsideron si vjedhjen e flamujve nga konsullata e zbrazur në San Francisko.

Por kjo akuzë është kundërshtuar menjëherë nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara ka shkruar në Tëitter në gjuhën ruse se flamujt ishin “vjedhur” nga ndërtesa dhe ka vlerësuar se kjo ishte “ngjarja e fundit e turpshme” në serinë e ndëshkimeve reciproke diplomatike ndërmjet dy shteteve gjatë këtij viti.

“Ne kërkojmë që autoritetet amerikane të kthejnë simbolet tona shtetërore”, thuhet në postim.

Departamenti i Shtetit i ka hedhur poshtë pretendimet për vjedhjen e flamujve.

“Flamujt në ish-ndërtesën konsullore ruse në San Francisko me respekt janë ulur dhe janë depozituar me kujdes brenda secilës ndërtesë”, thuhet në një njoftim që i është dërguar mediave në rrugë elektronike. /tesheshi.com/