Rudina Hajdari tradhëton etikën: gomarizon mbiemrin e Skënder Gjinushit

Deputetja e “opozitës së re”, demokratja Rudina Hajdari, e promovuar fort kohët e fundit si një zë që kërkon të ofrojë një tjetër model politik, përfshirë dhe aspektin etik, ka bërë vetë një “tradhëti etike”. Ajo ka hyrë në debatin mbi zhvillimet në drejtimin e Akademisë së Shkencave në reformism, ku, duke mbajtur anën e prof. Fugës e jo atë të Gjinushit, e ka sulmuar këtë të fundit duke ja deformuar mbiemrin me sajimin e një trajte gomarizuese.

“Akademia e prostatit!

Zgjedhja e Gjin-ushit në krye të Akademisë së Shkencave, vërteton më së miri se partia nuk kursen as institucionet shkencore për të përmbushur delirin e pafundëm për pushtet.

Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, revanshi i delirit për pushtet do të përmbytë gjithçka edhe institucionet shkencore.

Padyshim, që ato do të duhen, që në kushtet e gremisjes së madhe të qeverisë, të shërbejnë me përunjësi, për të “pohuar shkencërisht” meritat e qeverisë delirmadhe.

Kudo emërohen militantë dhe të bindur, që shkojnë ‘ush’, me urdhër dhe zbatojnë verbërisht, ato që sheh në ënder shefi.

Më vjen keq për akademik A.Fugën, që përpiqet të përqasë metodogji ala postmoderniste të modelit francez, në një akademi të stilit ‘ala monist’ të vjetëruar, me persona të dalë boje, të mbushur me moshën e tretë, që e kanë kthyer akademinë tonë në variantin qesharak të ‘akademisë së prostatit’, shkruan Hajdari.

Siç mund të dallohet, ajo ka zgjedhur dhe një termnilogji me konotacion përçmues – “akademia e prostatit”, si për të theksuar “pleqërinë” e Gjinushit si një detaj jomeritor në drejtimin e Akademisë së Shkencave. /tesheshi.com/     

 

auto pjese dak

Related posts