728 x 90 Leaderboard

Rrënimi i 9 monumenteve për një vit në Kosovë, alarm për trashëgiminë kulturore

Prej dhjetorit të vitit 2016 e deri në fund të vitit të kaluar, Kosova ka humbur 9 monumente të trashëgimisë kulturore.

Janë rrafshuar në tërësi e në dy prej tyre këtë e ka bërë një institucion shtetëror. Pos kësaj, 11 asete i janë shtuar listës “Trashëgimia në rrezik” ndërsa vetëm 7 asete janë shpëtuar dhe rrjedhimisht janë hequr nga kjo listë. Ky është rezultati që ka dalë nga hulumtimi në terren i degës në Kosovë të organizatës suedeze, “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB).

Në mesin e aseteve të rrënuara është edhe Kulla e Demë Ahmetit dhe shtëpia e banimit pronë e Sabit Hamitit në Raçicë të Podujevës, që në nëntor, u rrënuan nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë, me qëllim të ndërtimit të memorialit “Demë Ahmeti”, shkruan “Koha Ditore”.

Të tjera asete të rrënuara janë “Shtëpi e banimi – Florim Zeneli, Kumrije Rama” në Mitrovicë, që u rrënua në mars me leje të Komunës. /tesheshi.com/ 

Related posts