728 x 90 Leaderboard

Rooney, rikthim në formacionin anglez më 15 nëntor

Wayne Rooney, sulmuesi që luan në ligën amerikane, do ta riveshë fanellën e ekipit kombëtar të Anglisë më 15 nëntor, në një miqësore me SHBA.

BBC bën me dije se 33-vjeçari, i cili e veshi fanellën e përfaqsueses britanike për herë të fundit më 11 nëntor 2016, do dalë sërish në fushë me të njëjtën fanellë.

Rooney, shënues i 53 golave në 119 paraqitje, renditet i pari ndër golashënuesit më të mirë të Anglisë.

Ai nisi të shkëlqejë në mesin e viteve 2000, duke u shndërruar në një yll të Manchester United dhe Anglisë.

Nuk dihet ende nëse ky rikthimi i tij me kombëtaren angleze do jetë thjesht simbolik apo efektiv. /tesheshi.com/

Related posts