728 x 90 Leaderboard

Rishfaqet znj. Kryemadhi, citon të ëmën e Petrit Vasilit për të shpjeguar mungesën në media

E humbur prej javësh nga sytë e publikut, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për shtyp, ku, ndër të tjera, ka sqaruar dhe mungesën e saj të pazakontë, ardhur nga një prani e përditshme por dhe gati e përorshme. Sipas saj, mungesa është një model i ri dhe për këtë citoi të ëmën e Petrit Vasilit.

“Një model që nuk sheh kryetarët çdo ditë në TV. LSI ka folur dhe flet çdo ditë përpara qytetarëve të saj. Por siç thotë mamaja e Petrit Vasilit, më mirë të më kërkojnë nga malli sesa nga halli. Pastaj me gjithë këto skandale nuk mund të rrij pa e vërvitur çizmen në kokën e atyre që e meritojnë”, tha gruaja në krye të partisë së Ilir Metës, duke qenë njëherësh dhe bashkëshortja e tij.

Më pas, znj. Kryemadhi ka vijuar të akuzojë qeverinë, duke e quajtur Ramën si një “të vetmuar” që duhet të largohet nga drejtimi i vendit. /tesheshi.com/

 

 

Related posts