728 x 90 Leaderboard

Rishfaqet i “frikshmi” Edmond Koseni: si i rrihja kriminelët me duart e mia dhe pse…

Pas një periudhe të gjatë, është rishfaqur në ekran Edmond Koseni, ish-komisari peqinas i Policisë, i cili bëri historinë me protagonizmin e tij në luftë kundër bandave e krimit, që nga viti 1997 e deri në mesin e viteve ‘2000.

Njeriu që futi në burg emra si Tan Kateshi apo Nehat Kullën, ishte i ftuar në Dritare, ku me një sinqeritet tronditës shfaqi tipare të punës së tij me elementët kriminalë të dikurshëm.

 “E vërteta është që atë Kateshin e kam rrahur. E kam rrahur para se ta dërgoja në qeli, që t’i thosha Elbasanit se shteti është më i fortë se krimi. Ndoshta s’duhej, por unë nuk jam ky që flet tani, kur kam përballë një kriminel”, tha Edmond Koseni, i cili prej shumë vitesh është jashtë radhëve të Policisë së Shetit, por që siç tha, kërkon po prej vitesh kthimin në detyrë.

“Ka 18 vite që bëj gjyqe dhe problemi është se mua më ka hetuar prokuroria edhe tullat dhe krevatet e shtëpisë. Vettingun e kam bërë gati dhe e kam nisur. Unë kam 18 vite që ha bukën time”, deklaroi Koseni. Ai u akuzua për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, por që siç tha, i ka fituar të gjitha betejat me institucionet shtetërore dhe ka fituar të drejtën kthimit në detyrë.

Edmond Koseni la emër si drejtues policie në Peqin – qytetin nga është dhe ku jeton – Tepelenë e Elbasan, ku në këtë të fundit la gjurmë për luftën kurajoze kundër krimit duke marrë cilësimin “komisari i hekurt”. /tesheshi.com/  

 

 

 

 

Related posts