Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

RINDËRTIMI/ Rama, me Elvis Naçin në Thumanë: ja ç’ të bëhet me mbi 6 milion euro

Kryeministri Rama ishte në Thumanë së bashku me imamin e njohur Elvis Naçi, i cili, me anë të fondacionit të tij humanitar “Firdeus”, ka mundur të mbledhë mbi 6 milion euro fonde të dhuruara. I gjithë ky fond do shkojë për rindërtimin e lagjeve të reja në Thumanë, për të gjithë të mbeturit të pastrehë.

“Thumanë – Vizitë për Planin e Rindërtimit së bashku me Elvisin, skuadrën italo-shqiptare të planifikimit dhe kompaninë e prodhimit të banesave individuale, për një Rilindje Urbane shembullore pas rrënimit tragjik të kësaj zone, ku do të përmbushen të gjitha nevojat jo vetëm për banim, po edhe shkollim, kujdes shëndetësor parësor e mjedise çlodhëse dhe sportive”, shkroi Rama. /tesheshi.com/

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Thumanë – Vizitë për Planin e Rindërtimit së bashku me Elvisin, skuadrën italo-shqiptare të planifikimit dhe kompaninë e prodhimit të banesave individuale, për një Rilindje Urbane shembullore pas rrënimit tragjik të kësaj zone, ku do të përmbushen të gjitha nevojat jo vetëm për banim, po edhe shkollim, kujdes shëndetësor parësor e mjedise çlodhëse dhe sportive😊🏡🏢🌳⚽️⛹️‍♀️#SëBASHKU🤝https://e-albania.al/dhuro/

Posted by Edi Rama on Friday, December 13, 2019

auto pjese dak

Related posts