Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rëra, malli i dytë natyror më i përdorur në botë

Nuk mund të ketë beton pa rërë. Shtretërit e lumenjve po nxirren në të gjithë Afrikën për të ushqyer një bum ndërtimi, pa menduar se çfarë do të thotë kjo për shëndetin e lumenjve.
Rëra është pafund, me siguri. Dhe përsëri mund të themi se ajo po mbaron.
Të gjitha materialet kryesore të ndërtimit – betoni, tulla, qelqi, bëhen duke përdorur rërë. Shpërthimi i numrit të popullsisë dhe nevoja për zhvillim e kanë bërë rërën mallin e dytë më të përdorur natyror në planet, pas ujit. Miliarda dhe miliarda ton rërë janë duke u përdorur në të gjithë globin.
Një raport i OKB-së  e vlerësoi se vetëm sasia e rërës së përdorur në masë globale në vitin 2012 mund të krijonte një mur betoni 27 metra të lartë dhe 27 metra të gjerë rreth Ekuatorit.
Qytetet tona janë në thelb kulla gjigante të rërës të maskuar në beton.
Rërë e përdorur për ndërtim vjen kryesisht nga shtretërit e lumenjve dhe oqeanet. Rëra e shkretëtirës, ​​nuk preferohet, është shumë e butë për përzierjen.
Projektet e mëdha në Dubai, arritën kulmin me furnizimin nga deti dhe kështu që, pavarësisht se është një qytet i ndërtuar mbi rërë, tani importon këtë material nga Australia.
Ironia: Rëra është bërë një mall i tillë i ëmuar saqë është duke ju shitur edhe arabëve.
I pafajshëme ashtu siç ngjan dhe rëra, kërkesa e madhe për të është duke shkaktuar humbjen e jetesës, humbjen e ekosistemeve dhe madje duke shkakruar edhe vdekjen e tyre./tesheshi.com/
auto pjese dak

Related posts