Rënia e të fuqishmëve: shkatërrohet statuja gjigande e Mao Ce Dunit pas talljeve në internet

Statuja gjigande e udhëheqësit Mao, dizenjuar të ishte një statujë e artë, është rrëzuar nga piedestali në një provincë të Kinës Qendrore vetëm disa ditë pasi riprodhimi 36 metra i lartë u bë objekt kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale.

Fotografitë e publikuara nga province Henan të së ashtuquajturës “Mega Mao”, ndërtuar në një qoshe rurale, me një kosto prej 3 milionë jenësh, apo rreth 312 mijë paundë britanikë, bënë xhiron e botës këtë javë pasi ishin shfaqur në sajtin kinez.

mao ce dun i shkaterruar

Por, tashmë një tjetër fotografi po bën xhiron e botës dhe kjo është fotografia me diçiturën : Nuk ka më Mao e që tregon se statujës i mungojnë duart e këmbët ndërsa në kokë ka të mbështjellë një cohë të zezë.

“Dëgjova që e shkatërruan”, tha një punonjës lokal kinez për median, por pa pranuar të identifikohet. Sipas tij, statuja është rrëzuar për shkak se kishte zënë tokën e një fermeri.

Përpara shkatërrimit të saj, Liu Jianëu, nga qendra e kërkimeve Mao Cedun, tha se kanë qenë sipërmarrësit dhe banorët e fshatit Zhushigang në provincën e Henanit që kishin ndërtuar statujën për të nderuar e përkujtuar liderin e revolucionit kinez.

“Në Kinën modern, Mao Ce Dun përfaqëson mishërimin e drejtësisë dhe barazisë”, thotë Liu. “Në zemrat e njerëzve të zakonshëm, Mao përafqëson drejtësinë. Kështu që njerëzit i shprehin këto lloj emocioninesh ndaj tij”.

Muajin e kaluar, gazeta shtetërore Global Times pretendonte në një artikull se “nderimi i Maos” ishte në rritje në disa pjesë të Kinës rurale. Gazeta vinte në dukje ndërtimin e tempujve dhe statujave dedikuar ish-liderit në provincat Shaanxi, Guangdong dhe Hunan.

Sidoqoftë, memoriali i Maos që mori vëmendje të madhe ka gjasa të mos i ketë pëlqyer autoriteteve kineze për shkak jo vetëm se tërhoqi shumë kritika, por edhe tallje.

“Përse nuk i përdorni 3 milionë për të përmirësuar arsimin lokal”, argumentonte një nga mijëra kritizerët e statujës në Ëeibo, ndërsa fotografitë e statujës u përhapën ngado.

Province Henan është një nga rajonet më të goditura të Kinës nga uria e madhe, një katastrofë që mori jetën e miliona njerëzve e që u shkaktua nga “hapi gjigand përpara” i Maos, një përpjekje për industrializim të sforcuar që rezultoi në një gjendje të tmerrshme.

Në një libër për urinë e madhe, shkrimtari kinez Yang Jisheng e përshkruan provincën Henan si epiqendrën e katastrofës dhe vlerëson se 3 milionë jetë njerëzore u shuan në këtë provincë për shkak të urisë.

Një banor i fshatit Tongxu, që gjithashtu kërkon të mos identifikohet, tha se identiteti i shkatërrimtarëve të statujës së Maos mbetet misterioz.

Gazeta “E përditshmja e Popullit” konfirmoi shkatërrimin e statujës. Zyrtarët thanë se statuja nuk kishte kaluar përmes procesit të duhur përpara se të ndërtohej. /tesheshi.com/