Regjisori shqiptar, Izer Aliu merr çmim në Palm Springs për filmin “The Good Life-Over There”

Regjisori shqiptar, Izer Aliu që jeton në Norvegji ka marrë çmimin “Best Live Action”, në kategorinë e filmit të shkurtër mbi 15 minuta në festivalin ndërkombëtar “PALM SPRINGS INTERNATIONAL SHORTFEST”.

Në mbrëmjen e së dielës janë ndarë çmimet në këtë festival prestigjioz i cili rankohet në kategorinë B ku filmi “The Good Life-Over There”, është shpërblyer me vendin e parë në këtë kategori.

Izer Aliu 2E veçanta e këtij çmimi është se regjisori shqiptar Aliu në këtë film ka trajtuar jetën e një emigranti shqiptar në Norvegji. Ky çmim, përpos trofeut përfshin edhe vlerën monetare prej 2 mijë dollarësh.

Izer Aliu, jeton dhe punon prej vitesh në Norvegji. Ai është diplomuar në Shkollën e Filmit norvegjez në Lilehamer, institucion në të cilin pranohen vetëm nga 6 persona për çdo dy vjet.

Vitin e kaluar Aliu është zgjedhur në mesin e 10 regjisorëve më të mirë në shtetet e Skandinavisë nga katër revistat më të mëdha për film të Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës.

Ndërkohë, Izer Aliu prej dy vitesh triumfon në Festivalin e Filmit të metrazhit të shkurtër në Norvegji. Më herët gjatë një interviste për KultPlus, regjisori Aliu ka bërë të ditur se është duke punuar edhe në një projekt tjetër filmik të metrazhit të gjatë të titulluar “Hunting Flie”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts