Receta për kek të shpejtë me reçel qershie

Përbërësit për tavë me diametër 24cm:

  • 200g miell
  • 180g sheqer
  • 2 vezë + 1 verdhë
  • 140g gjalpë i butë ose 120ml vaj luledielli
  • një majë thike kripë
  • lëkura e grirë e një limoni bio
  • 10g sodë për ëmbëlsira
  • 250 reçel qershie

Për të zbukuruar kekun (sipas dëshirës):

  • 10 kokrra qershi me bisht
  • lëngu i gjysmë kokrre limoni
  • 1 lugë sheqer

Përgatitja:

ndezim furrën në temperaturën 180°C.

1.Heqim bërthamat e qershive dhe i lëmë mënjanë.

2.Në një tas hedhim miellin dhe sodën me sitë, sheqerin, kripën, vezët të përziera më parë me pirun dhe në fund, gjalpin e butë, të prerë në kubikë. I përziejmë së bashku me rrahësin elektrik për dy minuta.

3.Lyejmë tavën me gjalpë dhe miell. Hedhim brumin, sipër vendosim qershitë, të gjithë sipërfaqen e spërkatim me pak sheqer (mjaftojnë 2 lugë). E pjekim në furrë për 45 minuta ose derisa të shohim që kruajtësja e dhëmbëve del e pastër kur bëjmë provën.

Zbukurimi: në një tenxhere të vogël vëmë qershitë, të cilave u presim pak bishtat. Shtojmë lëngun e limonit dhe sheqerin. I lëmë të ziejnë për 2-3 minuta. Fikim zjarrin dhe qershitë i vendosim sipër kekut pasi të jetë ftohur./tesheshi.com/