728 x 90 Leaderboard

Rebelizmi në Teatrin Kombëtar: ankesa dhe për moskuptim të qënies së artistit

Rebelizmi i stafit artistik të Teatrit Kombëtar ka marrë dhe nota teatrale. Një prej emrave të njohur të skenës, Bujar Asqeriu, është ankuar dhe për shpërfillje, sipas tij, të botës së artistit nga qeveria.

“Këtu nuk e kuptojnë në thelb çfarë është artisti. Ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar këtyre artistëve. Neve na fusin në vrimën e miut, atje në hidrocentral, se hajdutët nuk na lënë lekë”, tha Asqeriu, duke u ndodhur mes atyre dhjetra kolëgeve që kundërshtojnë zhvendosjen nga TK, drejt teatrit të ri “Turbina”.

Ata, edhe pse i mëshojnë fort ndërtimin të një teatri të ri kombëtar, nuk e pranojnë zhvendosjen, mbërthyer nga një ndjejnë mosbesimi karshi skemës qeveritare për ta rehabilituar aktualin apo ndërtuar aty një të ri.

Ministrja Kumbaro ka premtuar se të mërkurën do të ketë takim me ta, për t’i sqaruar për gjithçka pretendojnë se janë të paqartë.

Ka një fakt ironik në të gjithë këto që po ndodh, pasi ministrja Mirela Kumbaro, e “urryera” e momentit nga stafi artistik i TK-së, është njëherësh motra e një prej regjisorëve të teatrit me të njohur shqiptarë, Arben Kumbaros. Por ky i fundit, përveç prezantimeve artistike, u ka qëndruar gjitnjë larg trazirave ndër vite në Teatrin Kombëtar, me përplasje të brendshme, protesta, ankesa e akuza. Ironia tjetër është se si Rama e si Kumbaro, vijnë po ashtu nga bota e artit.   /tesheshi.com/  

 

 

 

 

Related posts