Auto Dak
Auto Dak

REALITET/ Tërmeti: pse Shqipëria është në luftë…e sirianizuar, e kosovarizuar si para 20 vitesh

Ditët pas dite, po kuptohet që viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, janë vetëm një pjesë e tragjedisë; sigurisht më e rënda, pasi kemi të bëjmë me humbje jetësh. Dhe kjo ka qenë tejet e dhumbshme po të kihet parasysh se janë shuar disa familje, e se viktimat ishin pjesë të historive njerëzore me sensiteteve të veçanta, edhe nga mënyra se si dhanë shpirt nën gërmadha.

Pjesa tjetër, është ajo e dëmeve të shkaktuara, që pothuajse japin panoramën e një gjendjeje lufte, e një sirianizimi të Shqipërisë, apo për të ndenjur më afër këtij realiteti, afër kosovarizimit të vitit ’99, ku veç aspekteve të tragjedisë njerëzore, një pjesë e mirë e territorit të Kosovës, me të gjitha qytetet e fshatrat, gati u shkrumbua nga zjarri i ushtrisë serbe.

Sot, një pjesë e mirë e Shqipërisë së Mesme ndodhet pikërisht nën pasoja lufte, ku kryeministrit Rama i ka rënë bara që të sfidohet me një ndër realitetet më të vështira që Shqipëria është ndodhur ndonjëherë. E një irritim i tij me mediat, i cili fokusohet te disa emra kritikësh që dhe në këto orë gjejnë kohë ta godasin me shkrime nga ato tipiket të kohërave normale, vjen pikërisht nga ky shkak; nga mospërjetimi i këtij realiteti nga njerëzit e këmbëmbgajkëmbës, të cilët nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër veç të shkruarit, a më saktë veç të kritikuarit, për të mos thënë të akuzuarit.

Ndërkohë, Shqipëria është në luftë. Edhe nga një valë paniku e paprecedent, e cila ka boshatisur dy metropolet shqiptare, Tiranën e Durrësin, po ashtu nga rasti i paprecedent i vijimit të lëkundjeve pa ndërprerje, e mbi të gjitha me intensitet jo të vogël. Pos kësaj, rehabilitimi psikologjik e material i një popullsie të tërë, realiteti më i panjohur me të cilat është ballafaquar ndonjëherë një shtet a pushtet në Shqipëri, ku më së paku do duhen miliona euro të cilat ky vend nuk i posedon, është vërtet një sfide luftë apo paslufte.

Ka diçka ngushëlluese gjithsesi, ajo që pas çdo lufte, edhe pse nën një peshë ndjesish apokaliptike, ka ardhur rehabilitimi, ka ardhur jeta e re, ajo e lindur mbi gërmadha. Edhe Kosova e para 20 vitesh, përbën një shembull. /tesheshi.com/      

 

auto pjese dak

Related posts