728 x 90 Leaderboard

Reali në “rënie të lirë”…humbet në shtëpi nga Vilareal

Reali i Madridit ka harruar të fitojë dhe thuajse ka hedhur tej të gjithë sezonin, edhe pse jemi vetëm në gjysëm të tij. Kampionët në fuqi të Spanjës humbën sërish, kësaj rradhe në shtëpi, 0-1 nga Vilareali, duke mbetur 10 pikë larg “armiqve” nga i njëjti qytet, Atletiko, e ndoshta 16 pikë nga Barcelona që luan nesër.

Një gol me parabël delikate nga 22-vjeçari Fornals, shembi të gjitha shpresat e madrilenëve, të cilët sulmuan gjatë gjithë ndeshjes, duke shpërdoruar shumë raste. Por Ronaldo nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë, edhe pse provoi të paktën në 8 raste.

Portieri kundërshtar priti gjithçka, e shtylla e ndihmoi mjaft. Në fund një humbje tjetër, e një situatë që nuk përjetohej që nga viti 2005, kur skuadra rrezikoi kualifikimin në Champions League. Trajneri Zidane vihet në pikëpyetje të madhe, e po kështu edhe Cristiano Ronaldo, që duket se nuk ia ka më qejfi të qëndrojë në Madrid. /tesheshi.com/

Related posts