Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

REAGIMI/ Videoja me “thithje mielli”, kryebashkiaku i Bulqizës mbrohet me fjalën “shantazh”

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla reagoi ndaj një videoje kur ai shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike, duke e trajtuar atë si një montazh, por që në asnjë rresht nuk thotë se personi i shfaqur aty nuk është ai.

“Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast.

Nuk ka shanse që t’ju ecë ky shantazh.

Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët.

Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë ka qenë largimi i asaj tufe grabitësish që sot montojnë video në SHQUP”, shkruan Alla.

Por ndërkohë, videoja nuk është publikuar nga PD por nga gazetari Artan Hoxha, i cili e ka mbrojtur vërtetësinë e saj.

Hoxha nuk njihet si gazetar i ndonjë anësie politike, e njëherësh i atribuohet zbulimi i skemës vrastare të katër protestuesve më 21 Janar. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts