Auto Dak
Auto Dak

TRALLISJA/ A mundet që Zeman të tërheqë njohjen e Kosovës? Ja ç’thotë diplomacia e Pragës…

Deklarimi në Beograd i presidentit çek Milosh Zeman, se vendi i tij mund të tërhiqte njohjen e Kosovës, ka trazuar politikën e Pragës, e cila është karakterizuar nga qëndrime kundërshtuese në lidhje me këtë njohje.

Në një reagim të Ministrisë së Jashtme çeke, thuhet se kjo nuk mund e nuk do të ndodhë.

“Qeveria Çeke njohu Republikën e Kosovës dhe në të njëjtën kohë dha pëlqimin e saj për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Eshtë njohje de jure, pra njohje e një shteti i cili është plotësisht dhe përfundimisht në rregull nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar. Republika Çeke nuk ka tërhequr kurrë njohjen e ndonjë shteti në praktikën e saj”, tha kjo dikasteri diplomatik i Pragës, si reagim ndaj presidentit të vendit.

Deklarata kujton se Kosova është njohur nga afërsisht 100 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, dhe se ajo është pranuar edhe në disa organizata ndërkombëtare, të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

“Republika Çeke ka një interes të padyshimtë për të mbajtur marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës, përfshirë detyrimet që rrjedhin prej tyre për të dy palët”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme çeke kujton se me Kosovën është nënshkruar për të hyrë në marrëveshje dypalëshe ndërkombëtare që nga 1936 deri në 1999 si një vend pasardhës nga koha e Çekosllovakisë dhe ish-Jugosllavisë, dhe se marrëveshjet e mëvonshme për ripranimin dhe shmangien e taksimit të dyfishtë u nënshkrua edhe nga presidenti i atëhershëm Vaclav Klaus, e po ashtu dhe nga aktuali Milos Zeman.

Por që të dy, si Klaus e si Zeman, kanë qenë kundërshtarë të vazhdueshëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës, dhe të dy kanë bllokuar emërimin e një ambasadori çek në Prishtinë.

Media Çeke paralajmëron se nëse tërhiqet njohja e Kosovës, do të shfaqen probleme me këto marrëveshje bilaterale dhe se Praga nuk do të jetë në gjendje të kërkojë që dispozitat e tyre të përmbushen.

Aludimet që Zeman mund të ketë sukses në iniciativën e tij u prenë dhe nga kryeministri çek Andrej Babis kur ai tha se ai do të flasë për këtë me vetë presidentin, e më pas me kryetarët e dy Dhomave të Parlamentit në një takim koordinues të politikës së jashtme. Por si qëndrim final, tha se Republika Çeke nuk të ndryshojë qëndrimin e saj në njohjen e Kosovës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts