REAGIMI/ Ligjvënësit egjiptianë ngrenë padi: ç’na u desh Jennifer Lopez në ditën e Arafatit?

Një grup ligjvënësish egjiptianë kanë paraqitur një ankesë te prokurori i përgjithshëm i vendit kundër organizatorëve të një koncerti të Jennifer Lopez që u mbajt të premten e kaluar në qytetin bregdetar të El-Alamein.

Baza e ankesës është se ajo kishte veshur “rroba provokuese që nxisin imoralitetin”. Grupi, në krye të të cilit qëndron avokati i njohur Samir Sabry, thonë së kërkojnë që një gjë e tillë të ndalohet në të ardhmen.

Në një deklaratë, Sabry theksoi se Lopez u shfaq me rroba transparente, të cilat ngjallën polemika në gjithë median sociale.

Përveç kësaj, ai tha se koha e koncertit nuk ishte e përshtatshme për shkak të një fatkeqësie që ndodhi disa ditë më parë në Kajro, ku mbetën të pajetë një numër i madh qytetarësh nga një shpërthim afër një spitali.

Sabry tha se ishte e papranueshme që një numër ministrash morën pjesë në këtë koncert vetëm disa ditë pas incidentit.

Sabry shtoi se data e koncertit përkoi me 10 ditët e muajit të Dhul-Hixhes, duke thënë se “është e paarsyeshme që të mbahet këso koncerti teksa ka njerëz që janë duke qëndruar në Malin Arafat dhe në të njëjtën kohë neve na prezantohet një artiste polemizuese që vishet në këtë mënyrë. ”

Koncerti u organizua nga Orascom Development, një kompani në pronësi të familjes së njohur Sawiris. Ky ishte koncerti i parë i këngëtares sëINI njohur në Egjipt, dhe ishte pjesë e një turneu ndërkombëtar që filloi dy muaj më parë.

Në koncert morën pjesë më shumë se 2,000 njerëz, duke përfshirë shumë artistë egjiptianë dhe figura publike, ku biletat arrinin në 5,000 paund egjiptianë (270 euro). /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts