Auto Dak
Auto Dak

Rasti “Valdrin Pjetri”, Topalli ia numëron Bashës: po të mos ishe ti LB…

Ish-numri 2 i PD-së, Jozefina Topalli, ish-simboli politik i Shkodrës në radhët e demokratëve, ka reaguar ashpër për rastin e Valdrin Pjetrit, jo duke sulmuar Ramën por Bashën.

Sipas saj, nëse nuk do qenë Basha dhe lloji i politikës së tij në krye të opozitës, Rama do qe zëvëndësuar me kohë, e cilësia e jetës politike nuk do qe kjo e sotmja.

“Rama e coi Valdrinin ne Shkoder, por mandatin per Kryetar Bashkie te Shkodres ia dhe ti lul, me bojkotin e zgjedhjeve.

Po te kishte nje kandidat te djathte , Valdrini as ne enderr nuk shihte karrigen e Kryetarit te Bashkise. Ti e fyeve Shkodren njelloj si Rama.

Per me teper je teper i vonuar ne luften kunder krimit.

Ne Shkoder, qytetaret prej disa muajsh, tregojne per dyshimet e thella te se kaluares te komprometuar te Valdrinit. Por ti per muaj nuk fole.

Ashtu sic nuk fole per vite per Mark Frrokun e kompanine e tij.

Ti Lul nuk mbulon dot shpartallimin qe i bere PD me vendimet tuaja personale anti demokratike , qe i more vetem per te mbrojtur karrigen tende.

Po te mos ishte Lulzim Basha , sot Shkodra e shume bashki te tjera nuk do binin ne duart e PS.

Po te mos ishte LB , Edi Rama nuk do te ishte sot Kryeminister , por do ishte rrezuar 100 here dhe vendi do kishte nje tjeter qeverisje;

Po te mos ishte LB, Edi Rama nuk do kontrollonte te gjithe pushtetin vendor; lista e deputeteve nuk do ishte ajo lista qesharake e 2017. Nuk do kishim pare te zevendesohen beteja politike me lufte vezesh pulash dhe sot nuk do shikonim te uleshin ne karrigen e Kuvendit figura komike dhe te padenja per ate qe duhej te ishte altari i demokracise.

Po te mos ishte Lulzimi, Deputetet e PD mund te ishin dinjitoz, do ishin ne parlament duke perfaqesuar votuesit e tyre e duke mbrojtur interesin publik te shqiptareve, duke bere beteja politike per nje ekonomi me te mire dhe nje jete me te sigurte”, shkruan ndër të tjera znj. Topalli. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts