Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rasti “Neymar”, hetim dhe pështymave raciste në derbin francez

Braziliani i PSG-sw, Neymar, është pezulluar për dy ndeshje për shkak të një kartoni të kuq të marrë në derbin kundër Marseille, dhe në të njëjtën kohë udhëheqja e ligës njoftoi një hetim mbi racizmin e pretenduar në atë ndeshje, raporton AFP.

Derbi më i madh i futbollit francez u shënua nga skena të egra të lojtarëve dhe madje edhe pesë kartona të kuq të treguar nga arbitri jo bindës Brissard.

Pas luftës midis lojtarëve në fund të ndeshjes, gjyqtari menjëherë u nxorri kartona të kuq Laywin Kurzawa dhe Leandro Paredes nga PSG dhe Dari Benedetta e Jordan Amavi nga Marseille.

Vetëm pasi shqyrtoi pamjet, e pësoi dhe Neymar gjithashtu.

Sipas AFP, më i keqi ishte Kurzawa, i cili u ndëshkua me gjashtë ndeshje. Nga tre ndeshje do të privohet Jordan Amavi, dy, me një të kushtëzuar, Neymar dhe Lenadro Paredes, dhe një pezullim iu dha Dario Benedettos.

Liga do të hetojë nëse ekziston e vërteta në pretendimet e Neymar, i cili akuzoi Alvaro Gonzalez Soberon për racizëm, si dhe mbi pështymë e pretenduar të Angel Di Maria drejt Soberonit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts