Auto Dak
Auto Dak

Rasti “Kokëdhima”, qeveria: kontroll agjencive turistike

Rasti “Kokëdhima” në Porto Palermo, ka çuar qeverinë që të rishikojë ato që i quan “rregulla loje” në lidhje me mënazhimin e kontigjenteve njerëzore turistike në Shqipëri. Eshtë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ai që, në një intervistë për TCH paralajmëroi rishikim të licensimit të operatorëve turistikë.

“Ka ardhur koha të ndryshojmë rregullat lojës. Nuk mund të operojmë me të njëjtat rregulla të 5 viteve më parë nuk mundet që ai që ka një restorant të ofrojë dhe plazhin të ofrojë dhe guidën. Duhet ndarë kush bën, çfarë?”, tha Klosi, duke shtuar: “Duhen kontrolluar agjencitë që i sjellin në Shqipëri, duhen kontrolluar ata që i menaxhojnë turistët në Shqipëri”.

Reagimi vjen pas ngjarjes së rëndë të këtyre ditëve, ku Mihal Kokëdhima, pronar i një restoranti në Porto Palermo, diku mes Himarës dhe Qeparoit, u përplas me një grup turistësh spanjollë të cilët nuk ia pëlqyen shërbimin. Në vend të kësaj, ai u ofroi një “film falas” live, duke u kacavjerë mbi kofanon e furgonit të tyre në ecje, thyer xhamin e kërcënuar. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts