Raporti: bota s’ka qenë kurrë kaq e populluar

Bota nuk ka qenë asnjëherë kaq e mbushur me njerëz. Kështu thotë edhe Raporti i fundit i OKB-së, i cili pohon se globi sot ka 7,7 miliardë banorë, apo trefishin e popullsisë që ka pasur më 1950, kur Kombet e Bashkuara nisen të hartojnë raportet mbi zhvillim.

Numrin më të madh të popullsisë vazhdon ta ketë Kina me 1,4 miliardë, e pasuar nga India me 1,355 miliardë. Me këto ritme, pas 10 vjetësh, India pritet të renditet e para, pra, të tejkaloj Kinën. Ndër vendet me popullsinë më të madhe renditen gjithashtu  SHBA, Indonezia, Brazili, Rusia, Meksika, Japonia dhe Filipinet.

Trendi i rritjes përjashtohet vetëm te Japonia dhe Rusia, ku pritet ulje e madhe pas vitit 2050.

Vendi me popullsi më të ulët, rezulton të jetë Vatikani me 801 banorë. Ata që lindin sot, pritet të kenë jetë mesatare 72,6 vite jetë, por njerëzit në vendet e varfra e kanë këtë mesatare 7 vjet më pak. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts