Haradinaj: fond për Notre Dame, reagime nga opozita: Jo! Kemi të pastrehë

Edhe Kosova do të ndihmojë financiarisht në rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Paris e cila dy ditë më parë u shkatërrua nga flakët e ashpra.

Ka qenë kryeministri Haradinaj ai i cili ka paralajmëruar se do të ndajë fonde për rindërtimin e objektit madhështor e simbol të Krishtërimit, duke shkaktuar kështu reagime nga opozita.

Duke shprehur keqardhje për djegien e katedrales, para ambasadorit të Francës, Didier Chabert, Haradinaj ka thënë se edhe Kosova do të ndihmojë në rindërtimin e saj, por pa dhënë ndonjë shifër.

Ka reaguar i pari i Prishtinës, njëkohësisht kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, duke mos qenë dakort. Ai tha se do të ishte mirë që fondet në fjalë të kalojnë te famijet të mbetura pa kulm mbi kokë.

Kritika të ngjashme ndaj Haradinajt kanë bërë edhe mediat në Kosovë, duke rikujtuar se objekti i Pallatit të Rinisë i djegur nga flakë të ngjashme në vitin 2000 asnjëherë nuk është rinovuar, e pikërisht në mungesë të fondeve.

Kujtojmë se për dy ditë janë siguruar më shumë se 1 miliardë dollarë për rikonstruktimin e katedrales, dhe fondet kanë vërshuar nga miliarderët më të njohur në Francë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts