Auto Dak
Auto Dak

Rama: Si Ilir Meta po i fryn konfliktit civil

Nga Patosi, kryeministri Rama akuzoi presidentin Meta se po u fryn një konflikti civil me aktet që po ndërmerr.

“Ilir Meta i fryn konfliktit civil, përplasjes së popullit, ’97-ës sa në mes të fushatës ndërhyri duke bërë një marrëzi duke fshirë firmën e tij me firmën e tij.

Nëse ai është i shqetësuar e ka thjeshtë, t’i thotë Monikës të qetësohet, t’i thotë dhe Saliut të qetësojë Lulin. Zgjedhjet janë një e drejtë e popullit për të gjykuar dhe nuk mund të kthehen në një të drejtë të politikanëve.

Përpjekja e tyre dhe atyre qorrave që i rrethojnë është që të mbjellin frikë dhe të stepin popullin. Ata bërtasin sepse duan të trembin frikën e tyre.

Ne nuk e kemi zgjedhur këtë fushatë pa ata përballë por jemi të detyruar ta zbatojmë si na e kanë imponuar”, tha Rama.

Rama reagoi dhe ndaj atyre kryebashkiakëve demokratë, të cilët i kërkojnë KQZ-së, në emër të aktit të diskutueshëm të Metës, për të liruar qendrat e votimit.

“Mos shikoni hallin e katër aventurierëve, shikoni ligjin, mos ju referoni Lulit e Monikës, e as kapsollave të Ilir Metës. Ata kanë një hall të madh që nuk është halli juaj. Nuk ishte PS që ju nxorri nga gara, ishin ata. Mos ju përgjunji, ata duhet të përgjigjen para jush se pse e katandisën PD në një karroc që humbet shpejtësi dhe hap pas hapi bie rrugëve”, tha Rama. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts