728 x 90 Leaderboard

Rama pagëzon LSI-në si “parti e këpucës”, merr nga Kryemadhi cilësimin “narkoman”

Në pak muaj, Rama e LSI janë shndërruar në armiq, duke revokuar vitet pas zgjedhjeve të vitit 2009. Si atëherë e sot, Rama përdor talentin e tij gjuhësor për ta diskretituar LSI-në, e kjo e fundit, tashmë e përfaqsuar nga gjuha e znj. Kryemadhi dhe nga ajo e Petrit Vasili, e qëllojnë Ramën ku të munden. Së fundi, gjatë një vizite në Rreshën, Rama e pagëzoi LSI-në si “parti e këpucës”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryemadhit – të cilën po ashtu Rama e cilëson si me një ironi therrëse si “ vetëm gruaja e Ilir Metës” – e cila nuk kursehet në epitete.

“Me gjuhën e arrogantit injorant, me guximin e stimuluar nga përdorimi i substancave narkotike, Edi Rama edhe njëherë i ka gjetur fajtorët e keqqeverisjes së tij te LSI.

Nga Mirdita , ku as brohorimat e teknikës qendrore të kryeministrisë nuk e mbytën dot zhurmën e shpërthimit të tritolit në Shkodër, kryeministri i pushteteve të përkohshme, shpalli si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së, me shpresën se do të frikësojë familjen tonë politike me shantazhe që zakonisht i përdor me oborrtarët e tij të pushtetit”.

Me fjalorin e varfër dhe me paranojën e “këpucës”, Edi Rama shfaqet ashtu siç është në të vërtetë, i frikësuar jo nga këpucët që për fatin e tij nuk morën trajektoren e duhur, por nga mijëra e mijëra këpucë a çizme që i qëndrojnë sipër kokës varur atij dhe ministrave të tij”, thuhet ndër të tjera në reagimin e znj.Kryemadhi. /tesheshi.com/

 

 

Related posts