Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rama nis një vizitë në Prishtinë: Specialja apo Pacolli pas saj?

Kryeministri Rama nisi një vizitë dyditore në Kosovë, e ndodhur kjo në momentin më delikat për politikën e Prishtinës, pas aktakuzës ndaj presidentit Thaçi nga ana e Speciales në Hagë.

Vendimi i kësaj të fundit pak ditë më parë, siç dihet, çoi në anullimin e takimit të Uashingtonit, ku Thaçi e Vuçiç do riuleshin në rinisje të dialogut të ndërprerë, kësaj here nën diktatin amerikan e në injorim të rolit të BE.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”, shkroi Rama.

Por nga ana tjetër, kjo vizitë e Ramës në Kosovë, ku në axhendë janë takimet me të gjithë krerët e politikës së saj, vjen pas një thirrjeje të kreut të AAK-së Behgjet Pacolli, sipas së cilit, Rama e Meta duhet të bashkojnë faktorin shqiptar. Meta e injoroi një ftesë të tillë, duke thënë se “nuk është koha për protagonizma”, e se cilas tij politika kosovare ka ditur t’i zgjidhë ngërçet e saj më mirë se sa Shqipëria.

Por ndërkohë, për koinçidencë apo jo të thirrjes së Pacollit, e bërë pa deklaratës së Speciales lidhur me Thaçin, Rama ndodhet në Prishtinë në një moment që mund të thotë shumë për të dhe rolin e tij. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com