728 x 90 Leaderboard

Rama në Vlorë: aeroporti i pritshëm do punësojë 27 mijë njerëz

Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë ku duke prezantuar projektet për këtë qytet, i mëshoi megaprojektit, aeroportit.

“Nga pikëpamja e parametrave do të jetë jashtëzakonisht cilësor dhe nga pikëpamja e çmimeve do të jetë shumë më i favorshëm për udhëtarët, qofshin vendas, e qofshin vizitorë. Jemi drejt përfundimit të negociatave që të kemi aeroportin e Vlorës me tarifat më të ulëta në rajon. Kjo ka qenë kërkesa jonë”, tha Rama, duke shtuar se kërkesë është dhe për një aeroport mallrash, jo vetëm udhëtarësh.

Sipas Ramës, aeroporti i Vlorës do punësojë 27 mijë persona dhe do konkurojë atë të Rinasit. /tesheshi.com/

 

 

Related posts