Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rama hap “kutinë e Pandorës” për naftën: Hapet gara për kërkim në det

Kryeministri Edi Rama hap “kutinë e Pandorës” për energjinë shqiptare, duke iu ofruar koerporatave të mëdha botërore tre asete vitale jo vetëm të ekonomisë kombëtare.

Kreu i qeverisë shqiptare, deklaroi sot në samitin “The Albania Oil, Gas and Energy 2015 Summit” se qeveria shqiptare do të hapë së shpejti: procedurat për kërkimin e naftës në det, do të shesë Brenda vitit 2015 kompaninë shtetërorë të kërkimit, nxjerrjes e përpunimit të naftës, Albetrol si dhe do të zhvillojë procedurat e provatizimit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike OSHE.

“Energjia ka një hapësirë të posacme në programin e qeverisë sonë. Energjia është një sektor ku ne shohim një nga burimet më të rëndësishme të ekonomisë dhe orinetimi ynë është përfshirja në politikat e energjisë të Bashkimit Europian. Ballkani ka një rëndësi strategjike të veçantë për sektorin e energjisë. Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të realizojmë reforma rrënjësore dhe të rrisim bashkëpunimin rajonal”, theksoi shefi i qeverisë.

Rama tha se Albpetrol do t’i nënshtrohet procesit të privatizimit, ndërsa qeveria do garantojmë një proces të hapur dhe konkurrues. Kryeministri tha se po përgatiten dokumentat e privatizimit të kompanisë, këtë vit. Ai ftoi kompanitë serioze të vijnë dhe të investojnë në kërkime te reja dhe në oportunitetet që Shqipëria ofron në sektorin energjetik.

 

“Ky privatizim rezultat i një ndryshimi radikal në qasjen e kësaj shoqërie, do të ndahet nga blloqet e lira të naftës që do vihen në dispozicion të investitorëve. Albpetrol ishte hibrid që s’mund t’i rezistrojë sfidës të kohës që vjen, megjithatë mbetet aset i vlefshëm. Ne do bëjmë një proces transparent, garë të hapur dhe konkuruese ku do të ftohen të gjithë të interesuarit”, deklaroi Rama.  Sipas Ramës TAP gjithashtu është një mundësi unike për Shqipërinë.

Ndërkohë ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri në fjalën e mbajtur në samit deklaroi se Shqipëria ka ende 300 milionë tonë rezerva nafte. Gjiknuri tha se aktualisht në Shqipëri janë 13 blloqe të lira nafte në tokë dhe në det. “Pak ditë më parë parlamenti miratoi ndryshimet ligjore që të nisin të jepen këto zona për kompanitë e interesuara”, theksoi Gjiknuri.

 

(tesheshi.com)

auto pjese dak

Related posts