728 x 90 Leaderboard

Rama: fund klasave kolektive, këtyre kampeve përqëndrimi për fëmijë

Kryeministri Rama shuarjen e tërësishme të klasave kolektive, e gjithashtu rritje pagash për arsimtarët në nivelin 7 përqind. Duke prezantuar projektbuxhetin e vitit 2019, Rama tha se treguesit e vëmendjes qeveritare për arsimin janë evidente.

“Disa shifra janë të nevojshme edhe pse nuk dua të lodh njeri. Krahasuar me 5 vite më parë, buxheti i arsimit është rritur rreth 66%. A është një shifër e mjaftueshme? Asnjëherë nuk është e mjaftueshme ajo që bëjmë për arsimin për një vend si Shqipëria që është në zhvillim. Është një shifër kuptimplotë. Ne do rrisim pagën e punonjësve të arsimit. Do përfitojnë 100% të gjithë punonjësit e arsimit”, tha Rama, ku më tej shpalli për klasat kolektive:

“Do mbyllim klasat kolektive. Ata që i lanë, le të vënë kujën e të thonë që mbyllëm shkolla. Jo, ne po mbyllim klasa përqendrimi si kampe përqendrimi për fëmijët e vegjël. Ata që dalin nga klasat kolektive e kanë të mbyllur derën e së ardhmes që meritojnë. Ne me buxhetin e vitit 2019 iu garantojmë fëmijëve transportin, për të gjithë fëmijët që u janë mbyllur klasat kolektive”, theksoi shefi i qeverisë. /tesheshi.com/

 

Related posts