Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

STOIK/ Rama avokon fort “Anti-KÇK”-në dhe akuzon: krimi, pagesa në studio televizive!

Kryeministri Rama i bëri një tjetër avokati të fortë paketës “Anti-KÇK”, deri dhe duke akuzuar se krimi po investon në media për ta goditur si operacion.

“Në studio televizive ka njerëz të paguar nga krimi për të bërë rolin e avokatit. Për të realativizuar aktet e njerëzve që kanë vënë pasuri duke vrarë, kanë shfrytëzuar vajza si prostituta duke bërë para me nderin e tyre”, tha Rama duke folur në parlament.

Ai pranoi se politika është e lidhur me krimin, por e përjashtoi veten nga kjo akuzë.

“Ka patur, ka politikanë të lidhur me krimin por janë ata që flasin më shumë se si krimi është i lidhur me krimin. Ofensiva jonë nuk është një lojë, por një operacion që e fut thikën m’u në zemër të krimit të organizuar duke goditur atë që e kanë të shenjtë, pasurinë”, theksoi Rama.

Po pse tani?

“Kjo që po bëhet sot nuk bëhej dot dje. Kujt t’ia çonim ne ligjin special dhe dosjet e pasurive të deklaruara të këtyre xhagajdurëve që mirë që morën peng e vranë njerëz, shkatërruan jetë vajzash dhe lundruan mbi drogë, morën peng përmes xhagajdurëve të politikës dhe debatin politik në Shqipëri duke e kthyer në një debat skandaloz, të ulët dhe të poshtër, pa pikën e lidhjes për arsyen pse jemi këtu me fjalët: krimi, krimi,vrasës, vrasës, dhe duke zhytur përmes këtij debati politikën në nivelin më të ulët”, deklaroi i pari i qeverisë, duke arsyetuar se vetëm një paketë si “Anti-KÇK”ja po mundet ta godasë krimin siç duhet, përfshirë dhe të implikuarit në radhët e drejtësisë.

Rama tha se krim ka dhe në Perëndim, por që ka një ndryshim me Shqipërinë, gjë të cilën ai pretendoi se po i jep një tjetër kthesë.

“Llum si ky ka kudo në botë, në mes të Parisit, Berlinit por është jo mbi tokë, është nën tokë. Këta që janë hapur si vaji në lakra do t’i fusim nën tokë. Ne mbi tokë, ata nën tokë”, theksoi Rama. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts