728 x 90 Leaderboard

Qumështi i bebeve me salmonelë: tërhiqen nga tregu i BE-së, 12 milionë kuti

Më shumë se 12 milionë kuti të qumështit pluhur për foshnjat në 83 shtete janë tërhequr për shkak të skandalit të salmonelës që përfshiu kompaninë franceze të qumështit, Lactalis. Drejtori ekzekutiv i firmës konfirmoi shkallën e rrezikut të kontaminimit, shkruan gjiganti britanik, BBC.

Produktet kanë nisur të tërhiqen nga tregu që nga dhjetori, pasi u zbuluan bakteret e salmonelës në një fabrikë.

Paditë erdhën nga prindërit që deklaruan se fëmijët e tyre u sëmurën për shkak të konsumimit të produktit.

Grupi Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të qumështit, me shitje vjetore prej 17 miliardë eurosh.

Salmonela mund të shkaktojë diarre të rëndë, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidrim të rëndë. Madje, mund të jetë kërcënuese për jetën, veçanërisht tek fëmijët e vegjël. /tesheshi.com/

Related posts